Home SPORT Xherdan mos u largo nga Bayerni

Xherdan mos u largo nga Bayerni

Kubilay Turkyilmaz dhe Ciri Sforza, dy ish reprezentuesit e Zvicrës, i kanë bërë thirrje Xherdan Shaqirit që mos të largohet nga Bayern Munich. Sipas tyre, mesfushori kosovar duhet ta dëshmoj vetën në Allianz Arena

Xherdan Shaqiri ka gjasa të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk po mund të gjejë hapësira në skuadrën e Pep Guardiolës. Kështu ka thënë vëllai i mesfushorit kosovar, Erdini.

Reprezentuesi i Zvicrës ka përfunduar në bankën rezervë, pasi ka konkurrencë emra të mëdhenj si: Franck Ribery, Mario Gotze, Arjen Robben e Thomas Muller.

Por, në Zvicrës po mendojnë ndryshe. Ish reprezentuesi i Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz i ka bërë thirrje Shaqirit që mos të largohet nga Bayern Munich.

“Pse Xherdani e zgjodhi Bayerninin? Ai e ka ditur se ka rivalitet të madhe me Robbenin, Riberyn, Kroosin, Gotzen dhe Müllerin. Nëse ka dashur të luaj nga fillimi atëherë është dashur ta zgjedh një klub tjetër”, ka deklaruar ish sulmuesi i Galatasarayt.

“Unë jam i sigurt se sezonin e ardhshëm Xherdani do të ngritët. Ai gjithashtu duhet ta tregoj vetën në Kampionatin botëror me Zvicrën”, theksoi Kubilay.

Kurse, njëjtë mendon se Ciri Sforza, i cili ka luajtur për Bayern Munichun në sezonet 1995-1996 dhe 2000-2002.

“Xherdan duhet të jetë krenar për atë që ka arritur deri më tani me Bayern. Ai ka luajtur shumë ndeshje. Ndërsa, kur është inkuadruar nga stoli ose ka shënuar ose ka asistuar. Edhe pse Muller e Götzes shpeshherë kanë qenë zgjedhje a dytë”,ka deklaruar Sforza, i cili ka qenë trajner i Luzernit dhe Grasshoppersit.

Previous articleShpërblim rekord për triumfin në Champions
Next articleNë Bernabeu për fitore