Home LAJME Zbardhen emrat e bartësve të listave për deputetë të BDI-së

Zbardhen emrat e bartësve të listave për deputetë të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ka caktuar bartësit e listave dhe kandidatët e tjerë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Njësinë zgjedhore numër 1 do ta udhëheq Ermira Mehmeti, ndërsa i dyti në listë do të jetë Rafiz Aliti, shkruhet ne faqen zyrtare te BDI.

Në njësinë zgjedhore numër 2, bartës liste do të jetë Rexhail Ismaili, i ndjekur nga Shkodrane Dardhishta, i treti në listë Mirvan Xhemaili dhe i katërti Artan Grubi.

Në njësinë zgjedhore numër 3, BDI-ja do të garojë me Bexhihudin Shehapin si bartës liste.

Në njësinë numër 5, bartës liste është Musa Xhaferi, menjëherë pas tij Ramiz Merko.

Njësia zgjedhore numër 6 do të udhëhiqet nga vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i ndjekur nga Hazbi Lika në vend të dytë. I katërti në listë është Talat Xhaferi, i pesti Xhevat Ademi.

Mbetet të caktohen pozitat 3 dhe 6 në njësinë e gjashtë zgjedhore, të cilat janë të rezervuara për kandidate femra. /

Previous articleVazhdojnë hetimet për xhihadistët e Shqipërisë
Next articleAfganistan: Tetë të vrarë në vendin më të sigurt në Kabul