Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, ka thënë se nuk ka padi të fshehta në Kosovë, meqë mekanizmi i aktakuzave të fshehta nuk ekziston në sistemin ligjor të Kosovës.
Ai gjithashtu deklaroi se në një shoqëri demokratike ka dy parime bazë – supozimi i pafajësisë dhe aplikimi i barabartë i ligjit për të gjithë.
Ai është i bindur se shumica e njerëzve në veri dhe në jug të Ibrit dëshiron funksionimin e sistemit ligjor, ka shkruar ai në një tekst në Blic, transmeton Telegrafi. Ndërsa, shton se EULEX-i është i gatshëm të ndihmojë, por nëse e ka ndihmën e banorëve.
“E ardhmja do të jetë e dyshimtë derisa disa njerëz e marrin ligjin në duart e tyre”, thotë ai.