Home SHOWBIZ Zbulohet djali i paligjshëm i Michael Jackson

Zbulohet djali i paligjshëm i Michael Jackson

foto (11)Sipas një testi ADN-je të prezantuar në sajtin FilmOn, 32 vjeçari Brandon Howard, i cili aktualisht merret me muzikë dhe njihet si B.Howard, është 99.9% fëmija i paligjshëm i mbretit të popit.

Jo vetëm analizat e ADN-së, por edhe ngjashmëria fizike mes tyre befason, duke bërë që mediat të flasin gjerësisht se Jackson ka një fëmijë të jashtëligjshëm.

David deklaroi se e bëri analizën e ADN-së, nga një gjurmë e dhëmbëve të Michael, të cilën e bleu gjatë një ankandi. Një gjurmë e cila daton 30 vite më parë, por që në të gjenden ende gjurmë gjenetike.

Por ka edhe një rastësi tjetër e cila bënë që të dyshohet në këtë drejtim, pasi nëna e Brandon, Miki Howard, ishte një këngëtare e njohur në rininë e saj dhe kishte miqësi me Micheal Jackson.

Previous articleMbyllje e përkohshme e rrugës
Next articleMessi te City? Ja përgjigja e Pellegrinit