Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fikrim Damka, tha se rajoni i Ballkanit është një zonë e ndjeshme, pasi është një rajon ku janë Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Kosova.

“Prandaj, brenda këtij rajoni gjithmonë mund të krijohet një ambient që mund të shndërrohet në krizë. Për këtë arsye Türkiye gjithmonë ka rol konstruktiv me liderët këtu. Falë marrëdhënieve të ngushta miqësore të presidentëve tanë dhe ministrave të jashtëm, sot në Ballkan nuk ka krizë”, tha Damka.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Damka, iu përgjigj pyetjeve të Anadolus në Antalya, në margjinat e Forumit të 5-të të Diplomacisë së Antalyas (ADF).

Duke rikujtuar se Türkiye është një nga vendet e para që e ka njohur Kosovën, Damka tha se të gjitha institucionet e Türkiyes kanë marrëdhënie shumë të mira me Kosovën.

“Kur flasim për marrëdhëniet mes dy vendeve, duket sikur flasim për marrëdhëniet mes dy vendeve vëllazërore”, tha Damka duke shtuar se në Türkiye jeton një numër i madh i kosovarëve ndërsa në Kosovë jetojnë shtetas turq dhe bashkëkombës turq.

Duke nënvizuar se kohët e fundit marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Kosovës janë përqendruar në dy fusha kryesore, Damka tha se njëra prej tyre është industria e mbrojtjes ndërsa tjetra janë marrëdhëniet ekonomike.