Home LAJME ZGJEDHJET KUSHTOJNË 11.5 MILIONË

ZGJEDHJET KUSHTOJNË 11.5 MILIONË

Ministria e Financave kamiratuar Deklaratën financiare ndërsa në anën tjetër Qeveria mohon koston buxhetore shtesë.

Nt: Sipas Ministrisë së Financave, për mbulimin e zgjedhjeve të këtij viti, në 5 linja të ndryshme shpenzuese janë paraparë: për paga dhe mëditje 582.937 euro, për mallra dhe shërbime 6.480.513 euro, për shpenzime komunale 61.980 euro, për subvencione dhe transfere 4.200.000 dhe për shpenzime kapitale 209.500 euro.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion Arben Gashi, ka thënë se Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës është shqyrtuar dhe miratuar dhe i njejti është rekomanduar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që ta renditë për lexim të parë në seancën e radhës së kësaj jave.
Sipas verzionit të tanishëm të ligjit nuk parashihet   të ketë kosto financiare shtesë dhe përtej buxhetit të planifikuar për zgjedhjet e këtij viti, që kap shumën prej 11.534.930 euro.
Previous articleKapen armë e municion në Tiranë, pranga 23-vjeçarit
Next articleJa çka mendojnë yjet për dashurinë