Nga java e ardhshme, pjesëtarët e Policisë Kufitare që patrullojnë përgjatë kufirit me Serbinë do të mbështeten dhe trajnohen nga KFOR-i amerikan.

Kjo mbështetje është veçanërisht e rëndësishme për Komunën e Podujevës, e cila ka vijën kufitare më të gjatë me shtetin fqinj.

Sot zhvilluam një takim të përbashkët me Komandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it (Regional Command-East – RC-E), kolonelin amerikan Sam Sargeant.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që KFOR-i amerikan i ka dhënë vendit tonë, si dhe për gatishmërinë për të ndihmuar në çdo mundësi Komunën e Podujevës dhe institucionet tona.

Jemi të vendosur për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët tanë.