Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi një takim me të rinjtë, me fokus te tema “Mirëqenia mendore e të rinjve”. Në takim mori pjesë edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi, së bashku me të rinj të komunitetit.
Gjatë takimit, të rinjtë bashkëbiseduan me Dr. Lirim Isufin për shëndetin mendor, stresin, presionet e përditshme dhe mënyrat se si mund të kujdesemi më mirë për mirëqenien personale. Diskutimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, ku të rinjtë ndanë mendimet dhe përvojat e tyre.
Drejtoresha Valbona Ibishi-Azemi theksoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve dhe krijimit të hapësirave ku ata mund të flasin lirshëm për shqetësimet dhe sfidat e tyre.
“Të rinjtë kanë nevojë të dëgjohen, të mbështeten dhe të kenë hapësira ku mund të shprehen lirshëm”, tha drejtoresha Ibishi-Azemi.
13.08.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
