-
09:15Mbahet konferenca ndërkombëtare “Shëndeti Mendor i Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Vullnetarizmi Edukativ. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë)
-
09:45Komisioni për Integrim Evropian takohet me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
-
10:00Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të ShKK-së. Merr pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla. (Hotel Venus, Prishtinë)
-
10:30Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, salla N-506)
-
11:00Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite caktimi i seancës plenare. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës)
-
11:00Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
-
11:30Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat Studentorë të fakulteteve, mbajnë protestë. (Rektorati i UP-së, Prishtinë)
-
12:00Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare.(Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
