Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi isha pjesë e TEKNOFEST-it që u mbajtë në qytetin Şanlıurfa, meqë rast nënshkrova marrëveshje me Dr. Elvan Kuzucu Hıdır, Kryetare e Bordit të T3 Vakfı dhe anëtare e Bordit të Agjencisë Hapësinore të Turqisë, për themelimin e Qendrës për trajnim dhe përgatitje të nxënësve të Podujevës në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Përmes një programi dyvjeçar të trajnimit, nxënësit e përzgjedhur do të marrin njohuri dhe aftësi në fushat e robotikës, kodimit, inteligjencës artificiale, elektronikës dhe teknologjive hapësinore, me mundësi për një vit praktikë dhe punë në projekte konkrete.

Podujeva është komuna e parë në Kosovë që arrin një marrëveshje të tillë, ndërsa nxënësit që do të shënojnë suksese gjatë trajnimeve do të kenë mundësi të marrin pjesë në gara ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit. 🇽🇰🇹🇷