🌾 Në vazhdën e vizitës zyrtare në Şanlıurfa të Turqisë, pata nderin të takoj z. Ali Oğuz, Drejtor i Tarım Teknolojileri Kümelenmesi (TÜME).

TÜME është organizatore e zonës së teknologjive bujqësore në kuadër të TEKNOFEST-it, ku janë të përfshira gjithsej 22 kompani të mëdha turke që zhvillojnë teknologji inovative për bujqësinë.

Me z. Oğuz biseduam për shkëmbimin e ideve dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet TÜME-së dhe fermerëve të Podujevës, me synim që teknologjitë dhe përvojat e reja në bujqësi të jenë më afër fermerëve tanë. 🤝