Sot prita nxënësit e shkollës IAAP “Fan S. Noli”, të cilët kanë arritur një sukses të madh duke fituar vendin e parë në garat republikane në futsall.
I urova përzemërsisht për këtë rezultat të merituar dhe i përgëzova për punën, disiplinën dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës dhe komunës sonë. Në shenjë vlerësimi, u ndava edhe mirënjohje për arritjen e tyre.
U zotova se do të vazhdojmë t’i mbështesim në rrugëtimin e tyre, si në sport ashtu edhe në zhvillimin e mëtejmë.
