Sot, në Ditën e Tokës, së bashku me kolegët e ndërmarrjes “Eko Llapi”, kemi nisur një aksion për mbjelljen e rreth 14 mijë luleve në hapësirat e qytetit.
Ky aktivitet ka filluar sot dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim që t’i japim qytetit më shumë ngjyrë, jetë dhe pastërti në hapësirat publike.
Llojllojshmëria e luleve që po mbillen do të kontribuojë në një pamje më të bukur të qytetit tonë, duke e bërë atë më të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët.

