Gjatë takimit diskutuam për çështje me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët e Podujevës, me theks të veçantë në zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e projekteve të udhëhequra nga gratë.
U dakorduam që së bashku të ndërmarrim hapa konkretë për të siguruar mbështetje për disa projekte të rëndësishme për komunën tonë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës.
