Komuna e Podujevës njofton qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara se është vënë në konsultim publik Draft-Statuti për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Komunës së Podujevës. Konsultimi publik do të jetë i hapur për 15 ditë, nga 20 gusht deri më 3 shtator 2026.
Në kuadër të këtij procesi, më 31 gusht 2026, nga ora 13:15, në ndërtesën e Komunës së Podujevës, kati përdhes – salla e mbledhjeve, do të mbahet debati publik, ku qytetarët dhe palët e interesuara mund të paraqesin propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me Draft-Statutin.
Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet mund të paraqiten edhe gjatë gjithë periudhës së konsultimit publik në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun, në ndërtesën e Komunës, ose në formë elektronike në adresën liridona.rrahmani@rks-gov.net.
Bashkëngjitur gjeni vegëzën e Draft-Statutit të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Podujevës dhe në Platformën Qendrore të Konsultimeve Publike.
Klikoni që të hyhet te Vendim-per-Konsultim-Publik-Draft-Statuti-i-Komunes-2-1.pdf
20.08.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
