Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar incidentin me të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

“Është qetësuese për ne që askush nuk u lëndua, veçanërisht presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij e nderuar Melania Trump”, tha Erdoğan në një postim në rrjetet sociale.

Erdoğan theksoi se në demokraci përballjet zhvillohen përmes ideve dhe se “nuk ka vend për asnjë formë dhune”.