Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, zhvilloi një bisedë telefonike me negociatorët amerikanë të përfshirë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Iran, thanë burime diplomatike të dielën.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë se Fidan shkëmbeu mendime me bashkëbiseduesit amerikanë mbi zhvillimet më të fundit në negociatat mes ShBA-së dhe Iranit.

Pakistani ndërmjetësoi një armëpushim më 8 prill, dhe raundi i parë i bisedimeve për paqe mes ShBA-së dhe Iranit u mbajt tri ditë më vonë në Islamabad, por nuk u arrit një marrëveshje. Përpjekjet për t’i ringjallur bisedimet e bllokuara janë në vazhdim.