Sot zhvillova një takim me zëvendësministrin Ali Dula dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Arton Konushefcin dhe Fitim Hazirin.

Diskutuam për të arriturat e Komunës së Podujevës, projektet e realizuara në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, si dhe për projektet dhe prioritetet që na presin në të ardhmen.

Vizituam punimet në Tregun e Gjelbër, një prej projekteve më të rëndësishme për Podujevën, i cili po merr formë çdo ditë e më shumë dhe do të krijojë kushte moderne e funksionale për qytetarët dhe bizneset tona.