Sot mora pjesë në konferencën e organizuar nga “Qatar Charity”, ku prezantova projekte të reja për Podujevën dhe diskutuam mundësitë për bashkëfinancimin dhe realizimin e tyre.

E falënderoj organizatën “Qatar Charity” për gatishmërinë e vazhdueshme për realizimin e projekteve në sfera të ndryshme ne Podujevë.

Bashkëpunimi me organizata të tilla është një mundësi e rëndësishme për të realizuar projekte të reja dhe për të përmirësuar më tej shërbimet dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.