Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Njoftimi u dha gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku Kurti theksoi se tema qendrore e bisedës do të jetë procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Ky do të jetë takimi i dytë mes dy liderëve për këtë çështje, pasi ata janë takuar edhe javën e kaluar për të njëjtën temë.

Sipas afateve të përcaktuara me ligj, 4 marsi është data e fundit për zgjedhjen e presidentit.

Nëse brenda këtij afati nuk arrihet një marrëveshje, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.