Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se forcat e armatosura të vendit të tij do të vazhdojnë operacionet kundër “bazave të armikut”, si dhe ka bërë të ditur se Këshilli i Përkohshëm i Udhëheqjes ka nisur zyrtarisht ushtrimin e detyrave pas vdekjes së liderit suprem, Ali Khamenei.
Në një video deklaratë, Pezeshkian tha se forcat e armatosura iraniane “po punojnë dhe do të vazhdojnë të punojnë me forcë për të shkatërruar bazat e armikut dhe do t’i zhgënjejnë ata si më parë”.
Në fillim të mesazhit të tij, presidenti iranian shprehu ngushëllime për vdekjen e Khameneit.
Ai konfirmoi se Këshilli i Përkohshëm i Udhëheqjes ka nisur zyrtarisht përmbushjen e përgjegjësive të tij.
