Home LAJME LDK është kundër Koalicioneve parazgjedhore!

LDK është kundër Koalicioneve parazgjedhore!

Kanë marrë intensitet diskutimet ndërmjet partive politike për koalicione të mundshme parazgjedhore, por të cilat nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat. Kjo ngase partitë e mëdha deri më tani preferojnë të “vegjlit” në koalicione për zgjedhjet e 11 qershorit. Me gjithë tërheqjen e Mustafës nga kandidatura për kryeministër nuk ka ‘konsensus’ për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Që të arrihet kjo, sipas analistëve, duhen kompromise të mëdha. Në LDK nuk është marrë ende vendimi final për koalicion parazgjedhor, Megjithatë, zyrtarë të saj kanë thënë se preferojnë që në zgjedhje të hyjnë me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën. Kështu ata kanë përjashtuar një koalicion të mundshëm me PDK-në, Vetëvendosjen apo AAK-në.Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se koalicion parazgjedhor do të bëjnë me ata që kanë pasur bashkëpunim më herët.

Previous articleReagon Ambasada amerikane për rrëzimin e Qeverisë
Next articleRamush Haradinaj trand sërish mediat serbe: po e fton Amerikën të kthehet në Ballkan!