Home LAJME Ramush Haradinaj trand sërish mediat serbe: po e fton Amerikën të kthehet...

Ramush Haradinaj trand sërish mediat serbe: po e fton Amerikën të kthehet në Ballkan!

Tubimi parazgjedhor që Ramush Haradinaj e mbajti në Podujevë dje dhe u transmetua nga mediat vendore ka ngjallur interes të madh tek portalet dhe mediat serbe.

Kështu, pothuajse të gjitha agjensitë shtetërore dhe gazetat e portalet e lajmeve në Serbi kanë vendosur në ballinat e tyre ftesën e Ramush Haradinajt që Washingtoni të kthehet në Ballkan ndryshe Kosova dhe shqiptarët do të kryejnë punë vet me Serbinë.

“Brukseli duhet të vendos – të na tregojë që a mundet t’i përfundojë punët mes Kosovës e Serbisë. Unë po besoj që nuk mundet, për këtë arsye po kërkoj nga Uashingtoni që t’i kthehet Ballkanit”, pohoi Haradinaj, shtojnë mediat serbe.

Previous articleLDK është kundër Koalicioneve parazgjedhore!
Next articleDafina Zeqiri shfaqet provokuese