Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, tha gjatë fjalimit të tij në Forumin e Biznesit Türkiye-Azerbajxhan-Gjeorgji se PBB-ja e Türkiyes do të arrijë në 1,6 trilion dollarë në 2026.
Ministri vuri në dukje se kjo shifër është gjashtë herë më e lartë se në vitin 2002, kur Presidenti Erdoğan erdhi në pushtet.
Forumi u mbajt në Tsinandali të Gjeorgjisë të enjten.
Bolat shtoi se PBB-ja për frymë e vendit do të arrijë në 18,000 dollarë këtë vit, dhe shifra është pesë herë e gjysmë më e lartë se shifra në vitin 2002, duke e bërë Türkiyen ekonominë e pestë më të madhe në Evropë.
Ministri e përshkroi takimin si “Davosi i Kaukazit”, duke vënë në dukje se ai sjell shumë mundësi për të rritur marrëdhëniet dypalëshe në nivel qeveritar dhe midis përfaqësuesve të biznesit.
