Transporti publik në të gjithë Gjermaninë u ndërpre sot ndërsa mijëra punonjës të transportit publik filluan grevë 48-orëshe.
Metrotë, tramvajet dhe autobusët ndaluan së funksionuari ose vepruan me orare të kufizuara emergjente duke filluar nga ora 3 e mëngjesit të sotëm. Shërbimet e rregullta do të rifillojnë në orën 3 të mëngjesit të dielën.
Ora e pikut e mëngjesit të sotëm solli ndërprerjet më të rënda në qytetet kryesore, përfshirë qytetet Berlin, Hamburg, Këln, Dusseldorf, Frankfurt, Shtuttgart dhe Mynih, ku shërbimet e autobusëve, metrosë dhe tramvajit u anuluan kryesisht.
