Në vijimësi të punëve të mira për Republikën dhe qytetarët, sot në mbledhjen e njëmbëdhjetë të Qeverisë miratuam projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare tejet të rëndësishme dhe morëm vendime strategjike.
Me miratimin e projektligjeve si ai sot për Inovacion dhe Ndërmarrësi, pas pakos së ligjeve për energjinë, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para fundit të Qershorit, po lëvizim drejt përmbushjes së veprimeve dhe reformave nga të cilat mund të përfitojmë deri në 90 milionë euro të tjera në hapin e radhës në kuadër të Planit të Rritjes.
Një fillim i mbarë i këtij mandati qeverisës, me vendime që sjellin fonde për vendin, projektligje që transformojnë shtetin e përfitojnë qytetarët. Të tilla vendime për të mirën e përgjithshme do të kemi në çdo mbledhje të Qeverise në javët, muajt e vitet përpara, ashtu siç qytetarët na kanë besuar.
