I pashë nga afër punimet që po zhvillohen me ritëm të shpejtë për ndërtimin e Palestrës Multisportive në Podujevë.
Ky është një projekt trevjeçar, me vlerë rreth 4.8 milionë euro, i cili do të ketë kapacitet prej 2,500 ulësesh dhe do të ofrojë kushte moderne për sportistët dhe të rinjtë tanë.
Palestra Multisportive është një projekt tejet i rëndësishëm për Podujevën dhe sportin llapjan. Ajo do të jetë gjithashtu një prej hapësirave ku do të zhvillohen aktivitetet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke e vendosur Podujevën në hartën e ngjarjeve të mëdha sportive.
