Të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat më të shtuara pritet të paraqiten rreth zonës juglindore, jugore dhe pjesërisht jugperëndimore. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të dobët bore.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 5-29 km/h.
Temperaturat minimale që do të lëvizin prej -7 deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -3 deri në 1°C. /MeteoKosova/
