Afërsisht 100 mijë palestinezë falën namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Kuds për herë të dytë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, pavarësisht kufizimeve izraelite, njoftuan nga ministria palestineze e Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare.
Shejh Azzam al-Khatib, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë palestineze të Fondacioneve dhe Çështjeve Fetare, i tha Anadolu-t se afërsisht 100 mijë myslimanë morën pjesë në namazin në kompleksin Al-Aksa.
Një gazetar i Anadolu-t raportoi një vendosje të madhe të policisë izraelite në hyrjet e Qytetit të Vjetër të Kudsit, në zonat dhe rrugicat përreth si dhe në portat e jashtme të xhamisë Al-Aksa.
Besimtarët myslimanë filluan të mbërrinin në xhami para agimit, pavarësisht pranisë së sigurisë.
Autoritetet izraelite ndaluan dhjetëra mijëra palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar të arrinin në Kuds për namaz dhe vendosën kufizime të rrepta në pikat e kontrollit ushtarak rreth qytetit.
Policia izraelite tha se vendosi mijëra oficerë në të gjithë Kudsin Lindor.
