Qyteti belg Boom ka vendosur ndalim të konsumimit të alkoolit gjatë ditës në qendrën e tij nga muaji prill deri në muajin shtator, me qëllim uljen e shqetësimeve publike, transmeton Anadolu.

Gjatë kësaj periudhe, siç raporton transmetuesi VRT, konsumimi i alkoolit do të ndalohet në çdo kohë brenda dhe përreth sheshit historik të tregut Grote Markt.

Më herët, pirja e alkoolit në hapësira publike jashtë zonave të licencuara ishte e ndaluar vetëm nga mesnata deri në orën 08:00, me përjashtim të tarracave dhe aktiviteteve të lejuara.

Kryetari i bashkisë Boom, Jeroen Baert, tha se masa synon zonat ku janë regjistruar shqetësime të lidhura me alkoolin.