Home LAJME Putin dërgon anijen e frikshme ushtarake, kërcënon ushtarët amerikanë në Mesdhe

Putin dërgon anijen e frikshme ushtarake, kërcënon ushtarët amerikanë në Mesdhe

Rusia dërgoi menjëherë në Mesdhe fregatën “Admiral Grigorovich” duke e pozicionuar mes destrojerëve amerikanë dhe bregut të Sirisë me qëllim parandalimin e ndonjë sulmi tjetër me raketa “tomahaëk” ndaj regjimit të Asadit

Dy ditë më parë, destrojerët amerikanë “USS Ross” dhe “USS Porter” lëshuan 59 raketa “tomahaëk” në drejtim të një baze ajrore të ushtrisë së Asadit nga ku mendohet se u nis sulmi me armë kimike ndaj civilëve në fillim të kësaj jave, shkruan Albeu.com.

Sulmi u paralajmërua një ditë më parë edhe nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Fregata “Admiral Grigorovich” cilësohet si një ndër më modernet në flotën ruse dhe prania e saj ka rritur tensionet në Mesdhe nisur edhe nga kapaciteti i lartë ushtarak që posedon ajo.

Ajo ka një peshë prej rreth 3 600 tonësh dhe mund të qëndrojë në mision për 30 ditë pa patur nevojë për furnizime. Vozit me një shpejtësi prej rreth 58-60 kilometër në orë.

Por, më shkatërrues është arsenali që ajo mbart. Fregata është e pajisur me dy radarë të fuqishëm, njëri për kontrollin e hapësirës ajrore dhe tjetri për kontroll të terrenit. Fregata ka një pajisje të fuqishme për parandalimin e sulmeve me raketa, ndërkohë që është e pajisur me raketa kundër avionëve dhe raketave si edhe radarë për drejtimin e tyre.

Një ndër kërcënimet e rusëve duke vendosur këtë fregatë mes amerikanëve dhe Sirisë lidhet pikërisht me faktin që të godasin në ajër çdo raketë të mundshme që mund të lëshohet prej tyre në drejtim të ushtrisë së regjimit të Asadit.

Anija është e pajisur edhe me torpedo si edhe sisteme anti-ajrore të tjera të sofistikuara duke përshkallëzuar edhe më tej situatën në Mesdhe.

Previous articleÇka është e rëndësishme për ju kur bëni zgjedhjen e një laptopi?
Next articleKjo është anija e frikshme ushtarake ruse që u nis drejt ushtarëve amerikanë (FOTO)