Protestuesit anti-emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar kanë dalë në rrugë të martën, pasi një burrë 30-vjeçar që besohet se është nga Sudani, është akuzuar për tentativë vrasjeje, pas një sulmi me thikë në Irlandën e Veriut, të cilën kryeministri, Keir Starmer, e ka dënuar si “të tmerrshëm”.

Turma të maskuara janë mbledhur në pjesë të ndryshme të Belfastit të martën në mbrëmje, duke u vënë flakën shtëpive, një autobusi, veturave dhe barrikadave.

Pamjet në mediat sociale tregojnë shtëpitë në kryeqytetin e Irlandës së Veriut të përfshirë nga flakët ndërsa një automjet emergjence dhe zjarrfikësit vrapojnë në rrugë.

Tensionet janë rritur edhe në qytetin fqinj të Newtown Abbey, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy veturave, sipas pamjeve të verifikuara.

Protesta janë raportuar edhe përtej ujit, në qytete të tjera në Angli, Uells dhe Skoci.