Në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, bashkë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ministra tjerë, familjarë, drejtorë komunalë e pjesëmarrës tjerë, bëmë homazhe pranë lapidarëve të 16 viktimave të kësaj masakre.
I kujtojmë me mall e dhimbje të thellë 16 anëtarët e këtyre familjeve, të cilë u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.

Në këtë datë tragjike për Llapin e Kosovën i kujtojmë dhe i nderojmë edhe të gjithë viktimat tjera që u vranë e u masakruan nga kriminelët e Serbisë në Kosovë.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë martirëve të kombit!