A E ARRITI IRANI SYNIMIN E TIJ?!
Synimi kryesor i Iranit pas fillimit të luftës ka qenë të shkatërrojë “kupollën e hekurt” mbrojtëse të Izraelit. Këtë synim e ka arritur plotësisht tri netë më parë. Mbase, vetë Teherani zyrtar e deklaron këtë.
Në tri netët e fundit në Izrael janë bërë shkatërrime shumë herë më shumë se sa në 20 ditët e para të luftës. Caku kryesor që është duke e synuar tani Irani, është centrali bërthamorë në Dimona, pasi i ka shkatërruar thuajse plotësisht portet izraelite.
Megjithëqë është duke u pritur një marrëveshje për ndaljen e luftës, gjë të cilën Irani, së paku botërisht po e refuzon, shkatërrimet e dyanëshme janë në intenzitetin më të madh.
Unë mendoj se pikërisht këto shkatërrime kanë bërë SHBA-në por edhe Iranin e vendet e Gjirit të insistojnë në ndaljen e luftës. Sepse, edhe njëherë po e them, askush nuk paska mujt me paramenduar fuqinë raketore të Iranit. Sidomos posedimin e raketave thërrmuese që po pëlcasin mbi qiellin e Tel Avivit dhe po bëjnë kërdi në hapësira të gjera të paimagjinueshme. Çdo “thërmi” e copëtuar në qiell është një bombë e rëndë deri në katër kilogram. Të tilla, me qindra po biejnë poshtë pa asnjë pengesë…!
