Izraeli po investon gati 730 milionë dollarë në nismën e tij të diplomacisë publike për vitin 2026, një rritje dramatike që synon riformësimin e imazhit global të Tel Avivit pas viteve të mizorive në Gazën e Palestinës.
Buxheti i miratuar shënon një rritje pothuajse pesëfish nga 150 milionë dollarët e vitit të kaluar, që ishte rreth 7 deri në 10 milionë dollarë para se të fillonte lufta e tij në Gaza në tetor 2023.
E njohur si “hasbara”, fushata pasqyron një përpjekje me rrezik të lartë për t’iu kundërvënë kritikave gjithnjë e në rritje jashtë vendit. Sondazh pas sondazhi sugjerojnë se mbështetja po bie, veçanërisht në ShBA, e cila prej kohësh konsiderohet aleati më kryesor i Izraelit.
