Amerika bombardon ishullin Khark, zemrën e ekonomisë iraniane!
Me këtë sulm “goditet” edhe Kina.
Derisa shah-damari i ekonomisë iraniane është shkatërruar tërësisht, Irani ka hedhur breshëri raketash drejt Izraelit. Raketa ka hedhur edhe mbi disa objektiva në vendet arabe të Gjrit.
Presidenti Trump sapo ka shkruar rrjetet sociale në agimin e së shtunës se:
“Komanda Qendrore Amerikane sapo ka kryer një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme”. Sulmi ka shkatërruar plotësisht çdo objektiv ushtarak në perlën e kurorës iraniane: ishullin Khark”.
Platforma lokale iraniane raportuan për një shpërthim në ishullin Khark dhe në portin Ganaveh në provincën Bushehr, në jugperëndim të Iranit.
Ishulli Khark – që ndodhet rreth 30 kilometra larg brigjeve të Iranit – përpunon rreth 90% të eksporteve të naftës së papërpunuar iraniane.
Ekspertët thonë se çdo veprim në këtë zonë do të ketë pasoja të menjëhershme dhe ka shumë gjasa të çojë në reagim të ashpër në Ngushticën e Hormuzit ose kundër infrastrukturës energjetike në rajon.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi mbrëmjen e së premtes se ka nisur një valë të gjerë sulmesh ajrore që “kanë shënjestruar infrastrukturë të regjimit iranian në të gjithë Teheranin”.
Nga ana tjetër, Irani njoftoi se ka kryer disa valë sulmesh ndaj objektivave amerikane dhe izraelite gjatë natës së të premtes dhe në agimin e së shtunës.
Media izraelite raportoi për zjarre që shpërthyen pas rënies së raketave në Tel Aviv dhe në qytetin Lod, ndërsa u dokumentua edhe rënia e një rakete në rajonin e Negevit.
Garda Revolucionare iraniane deklaroi se ka goditur një radar paralajmërimi, qendra komanduese dhe një pikë grumbullimi të forcave amerikane në bazën Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përdorur raketa kruiz dhe balistike.
Gazeta Yedioth Ahronoth raportoi fillimisht se një ndërtesë trekatëshe në qendër të Izraelit u godit, ndërsa disa faqe izraelite njoftuan për zjarre në qytetin Shoham pranë aeroportit Ben Gurion pas lëshimit të një rakete nga Irani.
Kanali izraelit 12 tha se dëme materiale dhe zjarre të mëdha shpërthyen në zona të Izraelit qendror, përfshirë Tel Avivin dhe qytetin Holon, si rezultat i rënies së fragmenteve të raketave iraniane.
Faqe izraelite raportuan gjithashtu se janë identifikuar katër zona ku kanë rënë raketa, ndërsa ekipet e shpëtimit po kryejnë kërkime për të gjetur të plagosur.
Platforma dhe faqe izraelite publikuan video që tregojnë flakë të mëdha zjarri që ngrihen nga ajo që u përshkrua si një “fabrikë” në qendër të Izraelit. Më herët të premten, komandanti i forcës hapësinore të Gardës Revolucionare iraniane, Majid Mousavi, deklaroi se është kryer “operacioni më i rëndë ushtarak kundër Izraelit”.
Ai tha se Irani ka lëshuar 30 raketa balistike drejt Izraelit, me koka luftarake që peshojnë nga një deri në dy tonë.
