Sot kam nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), të përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Agron Bytyqi.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është themelimi dhe funksionalizimi i Këshillit të Pacientëve në Komunën e Podujevës, me synim rritjen e përfshirjes së qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Përmes këtij bashkëpunimi do të sigurohet mbështetje profesionale dhe institucionale për ngritjen dhe funksionimin e këtij këshilli, duke mundësuar identifikimin dhe adresimin më të efektshëm të nevojave dhe shqetësimeve të pacientëve.