Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ata do të luftojnë efektet negative ekonomike të “luftës së paligjshme, absurde dhe brutale” që filloi në Iran. Sanchez pyeti: “Gjëja e fundit që i duhet botës është një luftë tjetër. Për çfarë bëhet e gjithë kjo? Për të minuar ligjin ndërkombëtar, për të destabilizuar Lindjen e Mesme, për të rindezur konfliktet në Irak dhe Liban dhe për ta varrosur Gazën nën rrënojat e harresës dhe indiferencës?”