Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani, përkrah shteteve partnere, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse.
E integruar në strukturat e ushtrisë gjermane, FSK po kontribuon në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike, duke konfirmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe ndërveprueshmërie.
Ky angazhim rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në operacionet shumëkombëshe dhe në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
