Fragmente raketash ranë pranë parlamentit të Izraelit dhe zyrës së kryeministrit në Kudsit Perëndimor, pas një breshërie raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.

Transmetuesi publik izraelit publikoi një fotografi të asaj që e përshkroi si një fragment të madh rakete që ra pranë ndërtesës së Knessetit në Kuds.

Video pamjet e transmetuara nga mediat izraelite gjithashtu treguan anëtarët e Knessetit duke nxituar drejt strehimoreve pasi sirenat e alarmit u dëgjuan në zonë.