Irani ka lëshuar një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit të premten, sipas mediave shtetërore iraniane.
Transmetuesi zyrtar iranian njoftoi se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka kryer “një valë të re sulmesh me raketa ndaj territoreve të pushtuara”.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha në një deklaratë se ka zbuluar një sulm të ri me raketa të lëshuara nga Irani. Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë interceptuar raketat e lëshuara nga Irani.
