Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton, ka bërë një deklaratë të fortë duke pretenduar se Irani mund të ketë marrë një armë bërthamore nga Koreja e Veriut vetëm tre ditë para fillimit të operacionit “Epic Fury”, që u ndërmor nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli më 28 shkurt.
📌 Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, Bolton paralajmëroi të mos nënvlerësohet aleanca strategjike mes Teheranit dhe Phenianit, duke theksuar se një blerje e tillë mund të realizohet përmes një transferimi të shpejtë financiar online, ndërsa arma më pas mund të transportohet me avion përmes hapësirës ajrore ruse drejt Iranit brenda vetëm 72 orësh.
📌 Bolton theksoi se, edhe pse sulmet e fundit amerikane i kanë shkaktuar dëme të mëdha ambicieve bërthamore të Iranit, regjimi iranian ka aftësinë të rikuperohet dhe të rindërtojë programin e tij shpejt, duke përdorur aleancat ndërkombëtare për të siguruar armën që kërkon prej vitesh.
📌 Këto paralajmërime vijnë në një moment përshkallëzimi të madh ushtarak në rajon, ku sulmet amerikano-izraelite kanë shkaktuar viktima të shumta në Iran. Në përgjigje, Teherani ka kryer sulme të gjera me raketa ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme, duke zgjeruar tensionet në nivel rajonal.
Burimi: The Sun ⬛
