Njoftim për fermerët
Komuna e Podujevës njofton fermerët e komunës se, sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është autorizuar pagesa e detyrimeve të mbetura nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2025.
Ministria ka bërë të ditur se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të fillojë procedimin e pagesave për të gjithë përfituesit e verifikuar të subvencioneve bujqësore, bazuar në listat përfundimtare të miratuara. Pagesat do të realizohen nga buxheti i Republikës së Kosovës përmes procedurave të Thesarit të Kosovës.
12.03.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
