Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi sot se Ankaraja “kundërshton plotësisht çdo plan që synon të provokojë luftë civile në Iran dhe të nxisë konflikte përgjatë vijave etnike ose fetare”.
Fidani i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për mediat pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në kryeqytetin Ankara.
Komentet e tij erdhën ndërsa sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, të nisura më 28 shkurt, kanë vrarë rreth 1.300 persona dhe kanë plagosur mijëra të tjerë.
