Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, u.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe familjarët e Gjeneralit, bëmë homazhe dhe vendosëm lule pranë varreve të Heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Me guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tij të pashoq, Ilir Konushevci mbetet një nga figurat më të ndritura të rrugëtimit tonë për liri, dinjitet dhe çlirim kombëtar.

Kujtimi për të dhe për doktor Hazir Malën do të jetojë përherë në historinë dhe ndërgjegjen e popullit tonë.

Lavdi e përjetshme për Ilir Konushevcin, Hazir Malën dhe për të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.