Irani zyrtar: Përgatituni për çmimin e ri të naftës 200 dollarë. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është rezultat i kushteve të vendosura botës nga SHBA-të dhe sionistët. Ne nuk do të lejojmë asnjë litër naftë të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Çdo anije që transporton naftë e lidhur me SHBA-në dhe Izraelin është një objektiv legjitim për ne. Jini të përgatitur që çmimi për fuçi të rritet në 200 dollarë.”

Në ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe ka publikuar shkatërrimet në Iran: 19,734 objekte civile, 77 spitale, 65 shkolla, ura, rrugë, mbi 2000 ndërtesa publike, rafineri nafte, depo armatimi si dhe objektiva të ndryshme ushtarake, sidomos sisteme raketash.

Sipas njohësve të njohur në çështje të Iranit, Irani ka në dispozicion 300 mijë raketa të ndryshme. Megjithëqë iranianët thonë se janë të përgatitur për dy vjet luftë intenzive, eksteprtët e jashtëm mendojnë se Irani nuk mund të qëndrojë më shumë se 6 muaj luftë të këtij lloji që po zhvillohet. Iranianët po presin luftën tokësore. Mbi 11 milion ushtarë aktiv dhe rezervë janë të gatshëm për luftë tokësore.