Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin ka bërë që disa evente sportive në rajon të shtyhen ose anulohen, ndërsa gara në pjesë të tjera të botës janë ndikuar nga ndërprerjet e udhëtimeve. Pasiguria që shkakton konflikti dhe anulimet e mijëra fluturimeve në disa nga qendrat më të ngarkuara të tranzitit ajror në botë kanë bërë që kalendarët sportive të pësojnë ndyshime në minutën e fundit, rapoton Reuters.

Garat e Formula 1 në Bahrein dhe Arabinë Saudite anulohen, MotoGP në Katar shtyhet

Garat e Formula 1 në Bahrein dhe Arabinë Saudite nuk do të zhvillohen në prill për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, njoftoi sporti të shtunën.

Ndërkohë, Çmimi i Madh i Katarit në MotoGP, i planifikuar për muajin e ardhshëm, është shtyrë për në nëntor, ndërsa datat e Çmimit të Madh të Portugalisë dhe finales së sezonit në Valencia janë ndryshuar si pasojë.

Anulohet ndeshja “Finalissima” Spanjë – Argjentinë

Ndeshja “Finalissima” mes kampiones së Europës, Spanjës, dhe fitueses së Copa America, Argjentinës, e planifikuar të zhvillohej në Katar më vonë gjatë këtij muaji, është anuluar.

Trump: Nuk është e përshtatshme që Irani të marrë pjesë në Kupën e Botës