Konflikti në vazhdim mes ShBA-së, Izraelit dhe Iranit kërcënon ekonominë globale me inflacion të lartë dhe ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit, paralajmëroi të hënën në mbrëmje ministri i Thesarit dhe Financave i Türkiyes, Mehmet Şimşek.
Duke folur në Akit TV, Şimşek theksoi se lufta po zhvillohet në një nga korridoret më kritike të energjisë dhe tregtisë në botë.
Ai vuri në dukje se rajoni furnizon rreth 20 për qind të naftës globale, duke e bërë situatën aktuale të ndërprerjeve të furnizimit shumë shqetësuese.
Nëse rritja e çmimeve të naftës bëhet e qëndrueshme, ajo mund të ketë ndikim të madh negativ në inflacionin global, tha ai.
Şimşek kujtoi se çmimet e naftës Brent janë rritur me më shumë se 40 për qind krahasuar me nivelet para luftës, ndërsa çmimet e gazit natyror në Evropë janë rritur me mbi 56 për qind, dhe kostot e karburantit për avionë janë rritur pothuajse 100 për qind.
Ai theksoi se ndërprerjet po ndodhin njëkohësisht në Detin e Kuq dhe në Ngushticën e Hormuzit, duke zgjatur kohën e transportit mes Azisë dhe Evropës.
