Në shënim të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, bashkë me bashkëpunëtorë, ish-krerë të UÇK-së në Llap, familje të dëshmorëve e qytetarë bëmë homazhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë, në nderim të atyre që janë më meritorët për lirinë që sot e gëzojmë.
Repekt dhe mirënjohje të përjetshme për luftëtarët e lirisë. Sakrifica e tyre le të jetë motiv dhe mesazh për punë dhe vepra të mira në dobi të vendit dhe kombit tonë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta.
Lavdi!
