-
09:00Shënohet Përvjetori i Dytë i Hyrjes në Fuqi të Marrëveshjes së Kompaktiti, i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe e ngarkuara me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. (Hotel “Marriot”, Prishtinë)
-
09:00Mbahet samiti global PowerToHR duke sjellë mbi 100 sesione interaktive dhe folës nga kompani lider si Google, Microsoft, OpenAI, Zoom, Rakuten Viber dhe Amazon. (AMC Hall, Mazgit, Obiliq)
-
10:00Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezë diskutimi, ku do të publikohen dy raportet e IKD-së, të cilat trajtojnë rastet në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda dhe të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
-
11:00Kolegji Universum organizon Panairin e Karrierës & Studimeve Jashtë Vendit, që synon të lidhë botën akademike me tregun e punës dhe të krijojë mundësi bashkëpunimi ndërkombëtar. (Kolegji Universum, Ferizaj)
-
19:00Heritage Space (CHwB Kosova) bën prezantimin e parë të edicionit të tetë të Heritage Space Fellowship. (Kino Armata, Prishtinë)
